
Sipas informacioneve të fundit të bëra të ditura nga KQZ, pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve në zgjedhje rezulton të jetë në bashkinë e Pukës.
Sipas burimeve, niveli i pjesëmarrjes në bashkinë veriore të vendit ka qenë rreth 70 për qind. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, pjesëmarrja më e ulët llogaritet të jetë në bashkinë Kamëz.
Ndërsa në Tiranë, pjesëmarrja ka qenë 47.3 për qind. Njësia bashkiake numër 5, e njohur ndryshe si zona e ish-bllokut, ka pasur kuotën më të lartë me rreth 67.12 për qind të votuesve, e ndjekur nga njësia numër dy, me 56.22 për qind.
Llogaritjet e deritanishme nuk përfshijnë momentet pas orës 19:00. Aktualisht, partitë politike po bëjnë llogaritë dhe duke parë se sa ka qenë përqindja u kërkojnë pjesëmarrësve të votojnë, duke shkaktuar kështu një akt ekstraligjor.
Top Channel