Tiranë, pjesëmarrje e ulët krahasuar me 2009
08/05/2011 22:55
Në Tiranë vihet re një rënie e pjesëmarrëve në votime në këto zgjedhje lokale, krahasuar me pjesëmarrjen e vitit 2009.
Kështu, në disa nga njësitë bashkiake të kryeqytetit janë regjistruar këto nivele: njësia numër gjashtë 33 për qind, njësia numër shtatë 33 për qind, numër tetë 39 për qind, njësia nëntë 46 për qind, njësia dhjetë 46 për qind dhe njësia njëmbëdhjetë 53 për qind.
Respektivisht krahasuar me votimet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009 pjesëmarrja ka qenë: 52%, 55%, 54%, 58%, 54%, 54%.
Top Channel