Tiranë, njerëz në pritje në qendrat e votimit

08/05/2011 20:45

Në qendrën e votimit në shkollën “Konstandin Kristoforidhi” në Tiranë nuk ka rënë ende gongu që shënon mbylljen e procesit të votimit.

Sipas informacioneve të fundit, përvec personave që u janë mbledhur kartat e identitetit, në ambjentet e shkollës ka ende njerëz me karta identiteti në duar.

Kodi Zgjedhor, konkretisht neni 112 i tij, ndalon votimin e personave që vijnë pas orës 19:00, që është edhe afati i fundit i votimit.

Personat që janë në pritje, rreth 50, janë të vetëdijshëm se Kodi Zgjedhor po shkelet, por refuzojnë të largohen nga ambjentet e qendrës së votimit.

Top Channel