Seria A, Udinese fiton sfidën Champions

08/05/2011 17:25

Në javën e 36 të Serisë A, Udinese fiton sfidën Champions ndaj Lazios me rezultatin 2-1 duke u ngjitur në vendin e katërt me 62 pikë, falë një dygolëshi të Di Natales.

Ndërsa Brescia, pas humbjes së sotme në shtëpi me Catanian, bie në Serinë B italiane.

Ja rezultatet e javës së 36 të Serisë A: Cagliari-Cesena 0-2; Udinese-Lazio 2-1; Brescia-Catania 1-2; Bologna-Parma 0-0; Lecce-Napoli 2-1; Inter-Fiorentina 3-1.

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja Genoa-Sampdoria.

Java e 36 do të mbyllet nesër me ndeshjen Juventus-Chievo, në orën 20.45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA