Ristani: Deri në 16:00 votuan 34 % e zgjedhësve

08/05/2011 18:30

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se në
6 qendrat e komunës Shllak në Shkodër që nuk u hapën do të rivotohet.

Duke folur në një prononcim për Top Channel, Ristani u shpreh se pretendimet për bojën matrikuluese janë të pabaza dhe se ajo është kontrolluar dhe certifikuar e nuk mund të manipulohet.

Duke folur për përqindjen e votuesve, kreu i KQZ-së tha se sipas të dhënave të mbledhura deri në orën 16:00 kanë përmbushur detyrën e tyre si qytetarë 34 përqind e zgjedhësve.

Po ashtu Ristani theksoi se është e lejueshme që personat që ndodhen në dhomat e paraburgimit të votojnë nëpër qendrat e votimit, si të gjithë personat e tjerë që e kanë emrin në lista.

Top Channel