PS: Qytetarët të marrin pjesë në votim

08/05/2011 18:05

Partia Socialiste në këto orë të fundit votimi fton të gjithë qytetarët anembanë Shqipërisë që të marrin pjesë në votim.

Në një prononcim për mediat, anetarja e kryesisë, Megi Ajtyresa deklaroi se askush nuk mund ta kontrollojë votën, sepse ajo është e fshehtë.

“Përsërisim thirrjen tonë për të marrë pjesë në votime në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Bëni durim për radhët e pazakonta. Nëse duhet të mbani pak radhë kjo tregon se do të ketë shumë forcë”, tha Ajtyresa.

Top Channel