PS jep exit poll, preferenca për Ramën 53 përqind
08/05/2011 21:05
Partia Socialiste publikoi pak minuta më parë shifrat e rezultatit të nje exit poll-i të kryer sot në kryeqytet.
Pas pyetjes së 15 mijë votuesve, 18 perqind e te cileve refuzuan te pergjigjen, rezultoi se preferenca për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama është në masën 53 përqind, për kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha 42 përqind dhe per kandidatin e tretë Hysni Milloshi, 1 përqind.
Sipas Besnik Dervishit të PS-së, asnjë prej intervistuesve nuk është prezantuar si përfaqësues të kësaj force politike për të mos ndikuar në përgjigjen e votuesve.
Marzhi i gabimit në këtë sondazh është 2.5 përqind.
KQZ: Pjesëmarrja në rang vendi 50.9 përqind
Top Channel