PD vlerëson procesin zgjedhor

08/05/2011 19:05

Partia Demokratike ka përshëndetur qytetarët shqiptarë për maturinë e treguar gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

Ajo ka kërkuar që qytetarët që nuk e kanë hedhur ende në kuti votën e tyre të tregojnë të njëjtat vlera qytetarie.

“Përshëndes dhe falenderoj qytetarët për pjesëmarrjen dhe qytetarinë e treguar në proces. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që ende presin në qendrat e votimit që të bëjnë durim për të ushtruar të drejtën e tyre. Vota juaj ka rëndësi për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”, ka deklaruar Jorida Tabaku, kryesuese e listës së këshillit bashkiak të PD.

Top Channel