Milani, kampion i Italisë

08/05/2011 11:00

Milani është kampioni i Italisë. Kuqezinjëve i ka mjaftuar barazimi 0-0 me Romën në këtë javë të 36-të të Serisë A për t’u shpallur për të 18-n herë kampion të Italisë dy javë përpara përfundimit të kampionatit.

Me 23 fitore, 9 barazime dhe vetëm 4 humbje, Milani arrin të shpallet kampion duke shkurorëzuar zikaltrit e Interit e në të njëjtën kohë duke mbajtur trofeun në Milano.

Në vitin e parë nën drejtimin e trajnerit Alegri, por padiskutim vendimtarë për këtë titull të kuqezinjve kanë qenë blerjet e reja ku veçohen Ibrahimovic, Robinjo, Kasano, Van Bomel e Boateng, emra të cilët ringritën në majën e kampionatit italian Milanin pas 6 vitesh, pasi titullin e fundit e kishin fituar në edicionin 2003-2004.

Sa i përket ndeshjes, ka qenë një pjesë e parë e luajtur më mirë nga Roma, ndërkohë në pjesën e dytë Milani rrezikon më shumë duke goditur shtyllën me Robinjon, por gjithsesi rezultati mbetet i pandryshueshëm deri në fund 0-0 që i jep titullin Milanit dhe në të njëjtën kohë komplikon situatën e Romës për vendin e katërt në këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA