Merkato, shkëmbim Lampard-Kaka’

08/05/2011 18:20

Emri i Frank Lampard lidhet sërish me Real Madrid.

Sipas ‘Mirror’, mesfushori 32-vjeçar i Chelsea është një nga objektivat e trajnerit të madrilenëve, Jose Mourinho, për merkaton e ardhshme.

Gazeta britanike flet për një shkëmbim të mundshëm Lampard-Kaka’. Në këtë mënyrë, Mourinho do të ketë sërish nën urdhrat e tij mesfushorin anglez, ndërsa Ancelotti, trajneri i Bluve të Londrës, do të stërvisë sërish brazilianin Kaka’.

Frank Lampard ka edhe 2 vite kontratë me Chelsea dhe fiton 180 mijë euro në javë.

Top Channel