Lezhë, votojnë 40 për qind e qytetarëve

08/05/2011 17:35

Në qarkun e Lezhës procesi zgjedhor ka qenë në përgjithësi i qetë dhe nga të dhënat paraprake rezulton se 40 për qind e qytetarëve kanë votuar.

Sipas gazetares sonë në këtë qark, në Rrëshen pjesëmarrja llogaritet në 40 për qind, ndërsa në Lac nga 35 deri në 40 për qind.

Procesi paraqitet i qetë përvec disa incidenteve sporadike, një prej të cilëve në qendrën e votimit 850 në Lac, ku fletët e votimit kanë qenë me shenjë.

Në këtë qendër votimi qytetarët janë lejuar të votojnë, ndërsa në një qendër tjetër që kishte një problem angalog ata janë ndaluar.

Ndërkohë, në Milot është ndërprerë votimi pasai sekretari i qendrës është larguar dhe ka marrë vulën me vete. Në orën 19, në rang qarku, do të mblidhen të gjitha kutitë e votimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA