Incident në Elbasan, një i plagosur

08/05/2011 17:35

Incident në Elbasan, ku si pasojë e një grindjeje mbeti i plagosur me mjete të forta një shtetas.

Sipas informacioneve të fundit ka mbetur i plagosur Kastriot Zhidro, ndërsa nën hetim nga policia është vënë Ilir Dedja, autor i aktit.

Ndërkohë incidente janë shënuar edhe në Belsh ku janë thyer dy kuti votimi.

Duke kaluar në kryeqendrën e veriut, Shkodër, mësohet se ka probleme me informimin për të paktën 6 komuna.

Probleme mëngjesin e sotëm ka patur në Kuc, ku votimi rinisi pas dy orësh ndërprerje. Në Bërdicë votimi është ndërprerë për shkak se nuk ka më fletë votimi dhe pritet një ndërhyrje e KZAZ-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA