F1, Vettel fiton në Turqi

08/05/2011 15:40

Sebastian Vettel, piloti gjerman i Red Bull, është fituesi i Cmimit të Madh të Turqisë.

Në vend të dytë mbyll garën piloti tjetër i Red Bull, Mark Webber.

Garë e mirë për Fernando Alonson, i cili ngjitet në pod për herë të parë gjatë këtij botërori të Formulës 1.

Lewis Hamilton me Mclaren Mercedes ka përfunduar në vend të katërt, i ndjekur nga Nico Rosberg (Mercedes GP).

Paraqitje e dobët për Felipe Massa me Ferrari (vendi i 11) dhe për Michael Schumacher me Mercedes GP (vendi i 12).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA