Dhunohen gazetarët e Top Channel

08/05/2011 19:35

Dita e sotme nuk ka kaluar pa incidente dhe në Tiranë rastet më të rënda u shënuan pikërisht me njerëzit e medias.(UPDATE)

Dy grupe xhirimi te Top Channel u dhunuan dhe kercenuan nga persona civile. Gazetari Marin Mema dhe kameramani Eno Cucllari, të cilët ishin në qendren e votimit 1718, te njesise numer 2 ne Tirane kanë qenë pre e dhunës.

Mema, se bashku me kameramanin ishin duke filmuar pas sinjalizimit per nje problem ne kete qender votimi. Pasi jane goditur grupit te xhirimit ju rrembye kamera. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta te komisariatit numer 1 te cilat pasi kane marre kallzimin nga koleget kane shpallur ne kerkim dhunuesit dhe rrembyesin e kameras.

Kamera e Top Channel u gjet e hedhur ne shkurre shume metra larg vendit te ngjarjes ne afersi te vendit te quajtur ‘depot e ujit’ ne Tirane. Ndersa po kryhen veprimet hetimore dhe proceduriale, policia e Tiranes njoftoi zyrtarisht se si autor i hedhjes se kameras se Top Channel eshte nje 14 vjecar me inicialet D.B. po zyrtarisht disa ore pas kesaj ngjarjeje te rende, eshte shoqeruar ne komisariatin numer 1 edhe shtetasi Agim Tocilla 38 vjec, i cili sipas policise eshte bashkeautor i rrembimit te kameras dhe dhunimit te kameramanit.
 
Pa kaluar shume ore  nga ky incident i rende, nje tjeter grup xhirimi eshte kercenuar gjate kohes qe po xhironte. Kameramani i Top Channel, Gent Ballta eshte kercenuar me jete ne kohen qe ai nuk eshte lejuar te kryente detyren e tij.

Top Channel