Cërrik, kandidati thyen kutitë e votimit

08/05/2011 17:30

Në qarkun e Elbasanit, në një nga zonat e Cërrikut, është regjistruar një incident i rëndë gjatë procesit të votimit.

Sipas kryetarit të KZAZ-së numër 13, Ismail Hoxha, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, i ndihmuar nga i biri, ka thyer kutitë e votimit.

Burimi në fjalë njofton se fletët e votimit janë në dysheme, ndërkohë që të dhënat e incidentit i janë dërguar nga komisionerët KQZ-së.

Sipas Hoxhës, komisionerët janë në pritje të një udhëzimi nga KQZ dhe po ashtu edhe policia, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë veprim pas ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA