
Kryeministri Sali Berisha duke falenderuar qytetarët, komisionerët,
vëzhguesit e mediat për ecurinë e deritanishme të zgjedhjeve deklaroi se
Aleanca për Qytetarin dhe Partia Demokratike do të njohë cdo rezultat
të votimeve lokale.
Sipas kreut të qeverisë me procesin e numërimit nis edhe puna më e veshtirë e këtyre zgjedhjeve.
“Dëshiroj që kundërshtari të ketë gadishmëri për t’u shkëputur njehëre e përgjithmonë nga praktika e ankthit dhe të vendosë burrësisht për të njohur cdo rezultat të këtij procesi normal”, tha Berisha.
Duke folur për sondazhet e publikuara orët e fundit, kryeministri Sali Berisha thekson se i beson vetem numërimit të votave dhe shpalljes zyrtare të rezultatit.
“Unë i besoj Facebook-ut dhe aty diferenca mes kandidatëve Basha dhe Rama për bashkinë e Tiranës është e thellë. Megjithatë unë pres numërimin e cdo vote për të dhënë qëndrimin zyrtar”, tha Berisha.
Top Channel