Berat, proces i qetë, pjesëmarrje e ulët

08/05/2011 17:15

Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Berat po vijon i qetë, por i karakterizuar nga një interes i ulët i qytetarëve për të votuar.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, pjesëmarrja deri në orët e fundit ka qenë nga 25 deri në 30 për qind, kuotë kjo më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2007, kur në mbyllje të procesit kuota arriti në 52 për qind.

Ndërsa në komuna, në Kucovë pjesëmarrja ka qenë 40 për qind, Skrapar 60 për qind dhe Ura Vajgurore 45 për qind.

Sipas korrespondentes tonë, i vetmi incident është regjistruar në Skrapar, në komunën Cepan, ku procesi i votimit ka filluar vonë për shkak të mungesës së fletëve.

Duke qenë se ka një numër jo të vogël personash që nuk kanë votuar për këtë arsye, procesi mund të mbyllet në orën 19:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA