Barcelona, 1 pikë larg titullit
08/05/2011 21:05
Barcelona ka fituar derbin e Katalunjës me rezultatin 2-0 duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion në ligën BBVA.
Në javën e 35 të kampionatit spanjoll, Iniesta dhe Pique shënojnë dy gola ndaj Espanyol dhe Barça tashmë e sheh veten vetëm 1 pikë larg fitores së kampionatit.
Katalanasit mund të shpallen kampion që të martën nëse Real Madrid nuk fiton ndaj Getafe. Nëse madrilenët fitojnë, festa mund të zhvillohet të mërkurën, nëse Barcelona merr të paktën një pikë ndaj Levantes.
Top Channel