Turqi, Vettel sërish në pole position

07/05/2011 14:05

Sebastian Vettel ka marrë pole position-in e katërt radhazi në këtë sezon, në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Turqisë.

Kampioni i botës në fuqi ka vendosur një kohë rekord në minisesionin e tretë të këtyre provave duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Mark Webber me rreth 4 të dhjetat diferencë.

Paraqitja e dy pilotëve të skuadrës Red Bull ishte aq perfekte sa dolën vetëm një herë në minisesionin e tretë për të regjistruar kohët e tyre, duke lënë të gjithë pilotët e tjerë të luftonin për vendet e tjera.

Nga linja e dytë do të startojë nesër Nico Rosberg e Luis Hamilton, respektivisht nga vendi i tretë dhe i katërt.

Pas tyre gjendet Fernando Alonso dhe Janson Button në linjën e tretë të nisjes.

Pilotët e McLaren, Mercedes dhe Ferrari ishin thjeshtë rival të njëri-tjetrit në këto prova duke mos rrezikuar asnjëherë as përçarjen e dy pilotëve të skuadrës Red Bull.

Një tjetër fundjavë kjo që premton për spektakël në këtë sezon, me dy pilotët e skuadrës kampione të botës që do të përpiqen të mbajnë pas emra të mëdhej të këtij sporti, por nëse do t’ia dalin apo jo, këtë do ta zbulojë vetëm gara ditën e nesërme që do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel nga ora 14:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA