Mihajlovic: Me Inter, si të barabartë

07/05/2011 13:55

“Këtë vit me të mëdhenjtë kemi luajtur mirë, na ka munguar vetëm pak fat dhe shpesh herë jemi kënaqur me kaq. Por nëse nesër shkojmë në Milano për t’u kënaqur, do të bëjmë një gabim. Duhet të provojmë ta luajmë ndeshjen si të barabartë”.

Kështu ka deklaruar trajneri i Fiorentina, Sinisa Mihajlovic, në prag të ndeshjes me Inter në “San Siro”. Ish-futbollisti serb ka komentuar edhe vdekjen e Bin Laden.

“Ishte krimineli më i kërkuar në botë, por mua nuk më pëlqen të ekzaltohem për vdekjen e dikujt. Amerikanët bombarduan edhe vendin tim, por nëse vdes një amerikan unë nuk gëzohem”, ka thënë Mihajlovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA