Uefa, 5 ndeshje dënim për Mourinho

06/05/2011 15:30

Komisioni i Kontrollit dhe Disiplinës së UEFA-s, i grumbulluar sot, ka vendosur të dënojë me 5 ndeshje pezullim trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, pas deklaratave të tij pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve të humbur 0-2 ndaj Barcelonës.

Një nga ndeshjet e ka shlyer tashmë, kur nuk u ul në stol në gjysmëfinalen e kthimit në Camp Nou.

Madrilenët do të apelojnë këtë dënim në Gjykatën e Apelit të UEFA-s dhe nëse nuk ka rezultat do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (TAS).

Nga ana tjetër, mbrojtësi madrilen Pepe është dënuar vetëm me 1 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë për ndërhyrjen ndaj Alves në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Top Channel