Tahiri: Bisedimet me Serbinë, detyrim
06/05/2011 15:00
Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se për Kosovën pjesëmarrja në bisedimet e reja me Serbinë ishte një detyrim ndërkombëtar.
Duke folur në një seminar në një universitet të Prishtinës, Tahiri është shprehur se Kosova duhej t’i përmbahej rezolutës së Asamblesë së OKB-së.
“Hyrja në bisedime me Serbinë duhet të ndodhte, pavarësisht kritikave të shumta nga opozita se Kosova nuk është e përgatitur dhe se nuk do të fitojë asgjë nga këto bisedime”, ka deklaruar Tahiri.
Negociatorja ka shtuar se, duke pranuar rezolutën e OKB-së, Prishtina ka hyrë në një proces bisedimesh për cështje teknike.
Top Channel