Shi në Turqi, Vettel del jashtë piste

06/05/2011 14:55

Pistë e përmbytur nga shiu për të gjitha provat e lira të zhvilluara mëngjesin e së premtes në kuadër të Cmimit të Madh të Turqisë.

Kampioni i botës, Sebastian Vettel ka dalë nga pista me Red Bullin e tij pas një kthese duke u përplasur me barrierën e sigurisë.

Megjithatë, gjermani mbetet favorit për cmimin e parë evropian të këtij sezoni, duke lënë pas britanikun Lewis Hamilton në klasifikimin e pilotëve.

Pas daljes nga pista të Vettel, nën shiun e rrëmbyer ka dominuar Ferrari i Fernando Alonso, i cili i ndali kronometrat në kohën më të mirë, 1’38”670.

Pas tij dy Mercedesët e Nico Rosberg dhe Michael Schumacher, të ndjekur nga Renaultet e Nick Heidfeld dhe Vitaly Petrov.

Top Channel