Lejimi i udhëtimit pa viza për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë në
zonën Schengen është vënë në pikëpyetje, pasi Belgjika dhe Suedia kanë
shprehur shqetësime të reja lidhur me abuzimet e mundshme.

Të dyja vendet ishin ankuar edhe në vitin 2010, se kishin të bënin me një numër jashtëzakonisht të lartë të azilkërkuesve nga këto dy vende, pas vendimit të BE-së për heqjen e regjimit të vizave.

Tani, ky problem po përsëritet. Zyrtari përgjegjës për cështjet e emigracionit dhe azilit në Belgjikë, Melchior Wathelet, i ka shkruar komisioneres së BE-së për Cështjet e Brendshme, Sesila Malstrom, duke i kërkuar ndërmarrjen e masave përkatëse.

Sipas tij, numri i azilkërkuesve nga Serbia në muajin mars ka arritur në 188, në prill 106, ndërsa i atyre nga Maqedonia në kuotat 86 dhe 99.

Nga ana tjetër, zyrtarët suedezë në Bruksel kanë deklaruar se edhe Suedia po ballafaqohet me probleme të ngjashme, vecanërisht me azilkërkuesit nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA