Real Madrid, Benzema kërkon më shumë minuta

06/05/2011 21:20

Karim Benzema, sulmuesi francez i Real Madrid, është shumë i mërzitur pasi nuk ka luajtur asnjë minutë në tre Klasiket e fundit ndaj Barcelonës: finalen e Kupës së Mbretit dhe dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Sulmuesit nuk do t’i pëlqentë aspak të largohej nga kryeqyteti spanjoll, por e sheh veten të detyruar ta bëjë këtë gjë nëse Mourinho do të vazhdojë të mos i japë një rol kryesor në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit madrilenë e vlerësojnë shumë talentin e Benzema dhe e konsiderojnë sulmuesin të pashitshëm, edhe pse ofertat për të nuk mungojnë nga klubet më të mëdha europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA