Maqedonia dhe Serbia kanë hapur një pikë të re kufitare që lidh dy
vendet. Pika në fjalë lidh komunën maqedonase Kriva Pallanka me
territorin serb.

Ajo është vendosur në lokacionin Crnorija e Madhe dhe në përurimin e saj kanë marrë pjesë ministrat e Brendshëm të dy veneve, Gordana Jankulovksa dhe Ivica Dacic.

Jankulovska ka deklaruar se pika e re kufitare do të shërbejë për intensifikimin e lëvizjes së lirë mes banorëve të dy vendeve.

Duket se kalimi i ri kufitar është hapur për të qetësuar Serbinë, që kishte kërcënuar me mbylljen e pikës Llojan–Miratoc, në rast se Maqedonia do hapte një pikë kufiri me Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA