Londra pret verdiktin për “7 korrikun”

06/05/2011 09:10

Hetuesit e cështjes së atentateve të 7 korrikut në Londër do të publikojë së shpejti konstatimet e tij.

Lady Justice Hallet do të ekzaminojë punën e grupeve të emergjencës dhe sigurisë dhe pritet të regjistrojë formalisht verdiktet për “vrasje të paligjshme”.

Katër atentatorë vetëvrasës vranë 52 persona dhe plagosën mbi 700 të tjerë në metrotë e Londrës, më 7 korrik të vitit 2005.

Hetuesit kanë dëgjuar 309 dëshmitarë dhe 197 deklarata, që kur hetimet filluan në tetor të vitit të kaluar.

Atentatorët goditën metrotë e metropolit britanik, në stacionet Aldgate, Edgware Road dhe Russell Square, si dhe një autobus në Tavistock Square.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA