Kupa e Libertadores, ikën Estudiantes

06/05/2011 11:30

Një eleminim i vecantë është regjistruar në fazën e tetëshes të Kupës së
Libertadores, ku argjentinasit e Estudiantes janë mundur me penallti
nga paraguaianët e Cerro Porteno, me rezultatin 5-3.

Ndeshja e parë dhe ajo e kthimit kanë përfunduar të dyja me rezultatin zero me zero dhe për rrjedhojë fatin e mëtejshëm e vendosën 11-metërshat.

Ndërkohë që kualifikimin e kanë arritur Velez Sarsfiel ndaj Ldu, me rezultatet 2-0 dhe 3-0 në takimin e parë, si dhe Chiapas, pas barazimeve 3-3 dhe 1-1 me Atletico Junior.

Meksikanët janë kualifikuar në fazën e ardhshme për shkak të numrit më të madh të golave të shënuar në transfertë.

Cerekfinalet do të jenë: Santos-Once Caldas; Velez Sarsfield-Libertad, Universidad Catolica-Penarol; Cerro Porteno-Chiapas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA