Kubë, ish-ministri dënohet për korrupsion
06/05/2011 09:30
Një ish-ministër i vjetër në Kubë, Alejandro Roca Iglesias, është dënuar
me 15 vjet burg në përfundim të një procesi anti-korrupsion.
Bashkëpunëtori i tij, biznesmeni kilien Max Marimbo, një mik i afërt i liderit revolucionar Fidel Castro, është dënuar në mungesë me 20 vjet burg.
Është hera e parë që zhvillohet një proces i tillë kundër korrupsionit në Kubën komuniste, që përfundon me dënimin e një ministri.
Ish-ministri i Ushqimit, 75 vjec, u shkarkua nga detyra në vitin 2009, pas një karriere mjaft të gjatë në politikë.
Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, “Granma”, shkruan se gjyqtarët kishin marrë prova të forta që lidhnin dy të pandehurit me cështje korrupsioni.
Top Channel