Numri dy i qeverisë serbe, Bozhidar Gjelic ka deklaruar se Serbia nuk
mund të anëtarësohet në BE pa gjetur më parë një zgjidhje për Kosovën.
“Pa ekuivoke duhet thënë se Serbia, për të hyrë në BE, duhet të gjejë patjetër një zgjidhje rreth Kosovës. Ajo nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe me politikën shtetërore. Kompromisi është në interes jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të Evropës e cila është e ndarë sa i përket cështjes së Kosovës”, ka pohuar Gjelic.
Ndërsa përsa i përket statusit të kandidatit, zëvendëskryeministri serb ka nënvizuar se kjo varet nga dy cështje, ndërkohë që njohja e Kosovës sipas tij as që bëhet fjalë.
“E para është raporti i kryeprokurorit të Hagës, Serge Brammertz dhe e dyta reformat që duhen zbatuar në Serbi. Nuk duhen trilluar kushte për shtete që s’ekzistojnë, sikurse është Kosova”, ka shtuar Gjelic.
Top Channel