Bosnja, në krizën më të keqe që nga ‘95
06/05/2011 14:45
Bosnje e Hercegovina po përballet me situatën më të keqe që nga përfundimi i luftës në vitin 1995.
Është ky vlerësimi që bën Grupi Ndërkombëtar i Krizave, në raportin e fundit të tij, me titullin “Bosnja: Goditen institucionet e shtetit”.
GNK analizon krizën aktuale politike në vendin ballkanas, ku shtatë muaj pas zgjedhjeve nuk është formuar ende qeveria qendrore.
Gjithashtu, situata rëndohet edhe nga prirjet e kreut të Republikës Serbe, Milorad Dodik, për shkëputjen e kësaj njësie nga BeH.
Rrezikun që mund të vijë nga këto tendenca e kanë paralajmëruar pak ditë më parë edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Top Channel