Anceloti: Preferoj Anglinë

06/05/2011 10:30

Carlo Anceloti ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar në Angli,
duke hedhur poshtë zërat për tratativa me klubet italiane, sidomos me
Romën.

“E kam thënë dhe do ta përsëris sa të mërzitem, në Londër ndihëm shumë mirë. Nuk dua të flas për të ardhmen pa mbaruar kampionati”, ka deklaruar Anceloti.

Përsa i përket Serie A, trajneri italian i Chelsea vlerëson se Milan meriton skudeton, Inter ka kaluar një sezon si interlokutor, ndërsa Juve në vitet e fundit ka ndryshuar shumë.

Top Channel