Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë nëse Pakistani ka ndihmuar kryeterroristin e Al Kaedës, Osaba bin Laden për t’u fshehur.
Shefi kundër terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Brenan i bëri këto komente pas deklaratës së presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, i cili mohoi se Islamabadi e ka strehuar liderin e Al Kaidës.
Shtëpia e Bardhë bëri publike edhe detaje tjera lidhur me vrasjen e njeriut më të kërkuar në botë, përfshirë atë se Bin Ladeni ka qenë i paarmatosur kur ishte qëlluar të paktën një herë në kokë nga një komando amerikan.
Sekretari për shtyp i presidentit Barak Obama,insistoi se lideri i AL Kaidës kishte rezistuar, megjithëse nuk tha se si dhe kur forcat amerikane kishin mësyrë në vendqendrimin e tij në veri të Islamabadit.
Top Channel