Shefi i BE-së në Kosovë, Ashton do të zgjedhë kandidatin

04/05/2011 10:45

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe
Siguri, Catherine Ashton do ta zgjedhë në mesin e 13 kandidatëve shefin e
ardhshëm të Zyrës së BE-së në Kosovë, ndonëse ende nuk duhet si do të
quhet saktësisht kjo zyrë.

Deri më tani, sipas Telegrafit, BE-ja në Kosovë ka pasur Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, EUSR.

Në konkursin për shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, janë 13 kandidatë.

Ndërsa emrat e vetëm që janë përmendur janë Ulrike Lunacek, deputete austriake në Parlamentin Evropian dhe raportuese për Kosovën dhe Janina Hrebickova, ish shefe e Zyrës Çeke në Kosovës.

Mësohet se ka kandidatë nga Sllovenia. Diplomatët pranojnë se nuk ka pasur ndonjë interesim të madh për këtë post, dhe madje disa edhe kanë refuzuar ofertën për të kandiduar.

Top Channel