Nuk ka asnjë pikë dyshimi. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osama Bin Laden është i vdekur.
Të gjitha strukturat e sigurisë së administratës Obama shprehen njëzëri se mes pesë personave të mbetur të vrarë gjatë operacionit blitz të forcave speciale në Pakistan, është edhe Bin Laden.
Lajmi konfirmohet edhe nga kreu i CIA-s, Leon Panetta, i cili sqaron edhe skenarin tjetër, atë nëse Osama Bin Laden do të ishte kapur i gjallë.
“Nëse do të kapej i gjallë do të ishte transportuar menjëherë në bazën ushtarake amerikane të Bagramit në Afganistan e prej andej do të transferohej në një anije luftarake. Ndërsa për hapat e mëtejshëm për fatin e Bin Laden do të vendoste Shtëpia e Bardhë”, thotë Panetta në një intervistë për televizionin amerika
Top Channel