“Seals”, ata që vranë Bin Ladenin

04/05/2011 01:40

Cilët janë djemtë e skuadrës speciale të forcave të marinës amerikane që eliminuan Bin Ladenin?

Ata konsiderohen si trupa elitë dhe etiketohen si “djemtë e racës së
pastër”, të aftë për të përballuar stërvitjen më të vështirë, krahasuar
me cdo forcë tjetër ushtarake në botë.

U deshën vite për të planifikuar operacionin i koduar “Jeronimo” që u mori vetëm 40 minuta kohë, forcave speciale amerikane të njohur me emrin “Seals”.

Megjithëse zyrtarisht nuk ka një konfirmim se cila skuadër ishte e përfshirë në operacionin që vrau kryeterroristin saudit, besohet se është ajo me numër VI, “Seal Team Six”, e njohur ndryshe si “Death Group”, është një grup i të gjitha gradave ushtarake të stërvitur për të kryer operacione shumë sekrete pjesë e komandës së betejave të marinës.

Seals janë cilësuar si më të mirët që Amerika mund të ketë. Shohin mirë, inteligjencë mbi mesataren, genetikisht të ndërtuar për t’i bërë ballë cdo ndëshkimi apo keqtrajtimi fizik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA