Njohja e Kosovës, Niebel: Më shumë punë te vendet e BE-së
04/05/2011 14:20
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi takoi sot një
delegacion të Republikës Federale të Gjermanisë, i kryesuar nga Dirk
Niebel, ministër për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Niebel ka pohuar
se Gjermania po bën përpjekje që Kosovën ta njohin të gjitha vendet e
BE-së.
Ne këtë takim, Krasniqi ka kërkuar nga qeveria gjermane që të angazhohet për njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e mbetura të BE-së, ndërsa ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.
Kryeparlamentari po ashtu kërkoi mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave dhe për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Top Channel