Zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuci ka deklaruar se negociatorit serb Borko Stefanovic do t’i jepet leja për të vizituar Kosovën.

Megjithatë, duke folur në një konferencë për shtyp, Kuci, njëkohësisht ministër i Drejtësisë, ka nënvizuar se zyrtari serb duhet të plotësojë disa kushte.

“Ashtu sikurse për presidentin Boris Tadic, edhe për zotin Stefanovic do të ketë kushte. Një prej tyre është përdorimi i fjalorit të tij politik”, ka pohuar Kuci.

Drejtuesi i delegacionit serb në dialogun me Kosovën ka thënë për mediat serbe se do të vizitojë Prishtinën para raundit të katërt të bisedimeve, për t’u takuar me homologët kosovarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA