Greqia: Të interesuar për Kosovën
04/05/2011 15:55
Greqia ka shprehur interesin e saj për të mbështetur Kosovën dhe për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me të.
Ky qëndrim i Athinës zyrtare është prezantuar nga shefi i zyrës greke në Prishtinë, Dimitris Mochopoulos, në një takim me presidenten Atifete Jahjaga.
“Greqia është e angazhuar në ruajtjen dhe avancimin e miqësisë me Kosovën dhe me qytetarët e saj. Paqja dhe stabiliteti në Kosovë nënkuptojnë paqe dhe stabilitet në të gjithë rajonin”, ka deklaruar Mochopoulos.
Ndërsa presidentja Jahjaga, nga ana e saj ka vlerësuar përkrahjen e Greqisë në rrugën integruese të Kosovës, si dhe ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e tregtisë së lirë mes dy vendeve.
Top Channel