Gjermania zgjat misionin në Kosovë
04/05/2011 15:40
Qeveria gjermane ka rënë dakord për zgjatjen e misionit të trupave ushtarake në Kosovë.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë gjermane, sipas të cilave nga ana tjetër qeveria e Angela Merkel ka rënë gjithashtu dakord për të reduktuar trupat e saj në shtetin e ri.
Sipas burimeve, objektivi është që trupat gjermane që veprojnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it të ulen në 1850 njësi.
Burimet shtojnë më tej se vendimi qeveritar pritet të miratohet në Parlamentin e Gjermanisë me shumicë votash, në seancën e qershorit.
Top Channel