Foto të Bin Laden, Shtëpia e Bardhë frenohet
04/05/2011 02:25
Shpresat, për të gjithë kureshtarët, për të parë të paktën një foto të trupit të pajetë të Osama Bin Ladenit, janë venitur.
Shtëpia e Bardhë, ndryshe nga sa kishte deklaruar më herët drejtori i CIA-s, Leon Paneta për publikimin e të paktën një fotoje, thotë se ende nuk ka marrë një vendim për cështjen në fjalë.
Në internet dhe në faqe të para të shumë gazetave në mbarë globin qarkullojnë fotomontazhe të ndryshme që tregojnë Osama Bin Laden të vdekur, por asnjëra prej tyre nuk është marrë nga operacioni blitz i SHBA-së në Pakistan.
Top Channel