Familja e Bin Ladenit

04/05/2011 12:05

Identifikimi i saktë se cili djalë i Osama bin Ladenit ishte vrarë nuk
është i thjeshtë. Kryeterroristi 53-vjecar kishte 5 gra dhe nje numër të
pasaktë fëmijësh 12 deri 26, bën të ditur “The Guardian”.

Në momentin e vdekjes, Bin Laden kishte krah tij gruan më të re, jemenitasen Amal Al Sadah, 27 vjec, e cila mbeti e plagosur në këmbë. Nga kjo grua Osama kishte dy fëmijë, të lindur në vitin 2002 dhe në vitin 2003.

Në rezidencën e Abbottabad ishin 9 fëmijë me moshë nga 2 deri në 12 vjec, të gjithë sot janë nën kujdesin e autoriteteve pakistaneze. Mes tyre ëdhe vajza 12-vjecare Safia, e cila ndihmoi forcat speciale amerikane që të identifikonin të atin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA