Eshte zhvilluar në Kajro të Egjiptit ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së pajtimit kombëtar palestinez.
Lideret e dy fraksioneve të mëdha rivalë, Fatahut dhe Hamasit kanë vene firmen e tyre ne dokumentin qe synon t’i jape fund mosmarrëveshjeve disa vjecare.
Mahmud Abaz dhe Khaled Meshal nuk ishin takuar me qe debimi i Fatahut nga Gaza ne 2007-ten, pas fitores shokuese te gjedhjeve te pergjithshme nga Hamasi. Pakti i hap rrugen krijimit te nje qeverie te perkohshme perpara zgjedhjeve kombetare te vitit te ardhshem. Revoltat arabe i dhane nje shtyse perpjekjeve per pajtim mes fraksioneve palestineze.
Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka qene gjithmone dyshues ndaj Hamasit, por qeveria e re e Egjiptit ka marre nje qendrim shume me pak armiqesor ndaj grupit islamik. Nenshkrimi i marreveshjes ne Kajro shihet si shenja e pare e ndikimit qe ndryshimet politike ne boten arabe kane patur edhe ne dinamiken e konfliktit izraelito-palestinez.
Top Channel