Dy shpërthime të fuqishme në Tripoli

04/05/2011 03:00

Dëshmitarë okularë thanë për mediat ndërkombëtare se dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Tripoli, tre ditë pasi sulmit ajrore të NATO-s që la të vdekur edhe djalin e Muamar Gedafit, Saif al-Arab.

Shpërthimet u dëgjuan pranë një lagje të populluar të kryeqytetit libian, megjithatë, dëshmitarët thonë se nuk mund të verifikojnë nëse ka viktima apo jo. Ndërkohë mbi qiellin e Tripolit dëgjohen fluturime të avionëve të NATO-s.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet libiane dhe as nga NATO përsa i përket sulmit. Ndërsa raportohen rikthime të përleshjeve të armatosura në Misurata dhe në periferi të Bengazit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA