Gjysmëfinalja tjetër e cila do të luhet sonte në mbrëmje në “Old Treford”, do caktojë finalistin tjetër të Ligës së Kampioneve.
Manchester United, favorit për shkak të fitores 2-0 në ndeshjen e parë, do të luajë përballë Schalkes, drejtuesit e të cilës e dinë mjaft mirë se është pothuajse e pamundur për të përmbysur rezultatin.
“E dinimin që nuk do ishim favorit, por pas 90 minutave të para e vërtetuam plotësisht, ka theksuar trajneri i ekipit gjerman Ranjik. Nëse ndeshja do të na ofrojë një shans për të rihapur llogaritë, atëherë nuk duhet ta humbim”, përfundoi Ranjik.
Trajneri i skuadrës angleze Sër Ferguson ka konfirmuar dyshimin për të vendosur në formacion Uejn Runin, ndërsa do të përdorë rotacionin ndaj gjermanëve.
“Do të bëjmë disa ndryshime. Do të luajnë Scholes, Berbatov dhe Ouen. Na pret një javë e vështirë pasi do të luajmë edhe në kampionat një ndeshje të rëndësishme që mund të përcaktojë të ardhmen tonë. Sfida përballë Shalkes do të jetë një provë për atë të fundjavës kundër Chelseat. Jemi në një pozicion të mirë, por nuk duhet të harrojmë që Shalke nuk ka më asgjë për të humbur. Ata do të bëjnë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe pse jo për të përmbysur rezultatin, por objektivi ynë është i qartë, të kalojmë në finale”, ka deklaruar Sër Aleks Ferguson.
Top Channel