Bogdanovic: Kompromisi, i mundur
04/05/2011 09:20
Ministri në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
deklaroi se tre raundet e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit kanë
treguar se kompromisi është i mundur, edhe nëse çështjet e diskutuara
janë shumë të ndjeshme e delikate.
Sipas RTK-së, Bogdanovic bëri thirrje “për më shumë pragmatizëm” në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e problemeve, ndonëse pranon se do të ishte iluzion të prisje arritjen e menjëhershme të rezultateve.
Bogdanovic ka kritikuar hapjen e shumë temave njëherësh gjatë bisedimeve.
Top Channel