Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri është takuar sot në Prishtinë me ndërmjetësin e BE, Robert Cooper.

Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së zonjës Tahiri, në takim është diskutuar mbi axhendën e raundit të katërt të dialogut me Beogradin.

Sipas njoftimit, në raundin e ri do të bisedohet për çështjen e të pagjeturve, trashëgiminë kulturore dhe cështjen e njohjes së diplomave.

Burimi zyrtar saktëson më tej se kjo fazë e bisedimeve do të mbahet në datat 17 dhe 18 maj në Bruksel, ku dhe janë mbajtur raundet e para.

Lidhur me raundin e ardhshëm të dialogut, negociatori serb Borko Stefanovic ka paralajmëruar zhvillimin e një vizite në Prishtinë.

Top Channel