Mediat amerikane vazhdojnë të publikojnë të dhëna të reja mbi sulmin e forcave speciale që coi në vrasjen e Osama bin Laden.
CNN, duke iu referuar burimeve të administratës, bën të ditur se në përfundim të operacionit janë marrë nga shtëpia-bunker 5 kompjutera, 10 hard disqe dhe mbi 100 elementë arkivi, mes të cilëve cd dhe dvd.
Ndërkohë, fotot e kufomës së Bin Laden, që tregojnë një plagë që i ka carë kokën, po sipas CNN, janë bërë në një aeroport të vogël të Afganistanit.
CNN njofton se mes fotove të bëra është edhe ajo në të cilën lideri i Al Kaedës shfaqet me një plagë në mes të syve, të shkaktuar nga një plumb në kokë.
Rrjeti informativ shton se ekzistojnë edhe foto të tjera që tregojnë momentet e sulmit dhe të varrimit të kryeterroristit në det, nga anija luftarake amerikane.
Top Channel