Vrasja e Osamës, CIA nuk njoftoi Pakistanin
03/05/2011 18:40
SHBA-të dyshonin se Pakistani mund të lajmëronte Bin Laden për sulmin kundër tij dhe për këtë nuk e kanë vënë në dijeni për operacionin.
“SHBA-të nuk kanë informuar Pakistanin, sepse ishin të shqetësuar se mund të dëmtonte të gjithë operacionin, duke lajmëruar kundërshtarin”, deklaroi kreu i CIA-s, Leon Panetta.
Në një intervistë për “Time”, kreu i CIA-s, ka shtuar se bashkëpunëtorët e tij besonin 60-80% se Bin Laden gjendej në ndërtesë.
Top Channel