Tornadoja përfshin Zelandën e Re

03/05/2011 08:55

Një tornado ka goditur Zelandën e Re, në vecanti qytetin e Oklandit, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur disa të tjerë.

Tornadoja preku tokën rreth orës 15 me orën lokale, rreth 03:00 me orën tonë në zonën e Albanisë, duke rrëzuar pemë dhe shkulur catitë e shtëpive.

Makinat gjithashtu u lëvizën nga vendi nga tornadoja, që la një vijë dëmesh të gjatë 5 kilometra. Mediat lokale shkruajnë se dukuria natyrore ishte aq e fortë, saqë shkuli nga vendi edhe catinë e një qendre tregtare.

Kryetari i bashkisë së Oklandit, Len Brown tha se bilanci i viktimave mund të rëndohet. “Deri tani kemi pasur të konfirmuar vdekjen e dy personave. Kjo është një katastrofë”, ka deklaruar ai për mediat lokale.

Ndërkohë, dëshmitarë të ndryshëm kanë folur për copa catish dhe makina që fluturonin në ajër. “Ka të paktën gjashtë makina të dëmtuara seriozisht. Unë pash makina që fluturonin rreth 30 metra mbi tokë”, ka deklaruar pronari i një dyqani, Hamish Blair për “Associated Press”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA